Komisioni Europian do të dërgojë një mision fakt-mbledhës në Gjibraltar, për të hetuar rregullsinë e kontrolleve në kufirin me Spanjën.
Kjo lëvizje pason tensionet midis Madridit dhe Londrës, mbi kontrollet shtesë që ka imponuar shteti spanjoll, pas vendimit të autoriteteve vendase të Gjibraltarit për të ngritur një shkëmb artificial në ujrat pranë kufirit.
Britania thotë se kontrollet shkelin marrëveshjen europiane të lëvizjes së lirë, por Spanja pretendon se këto kontrolle bëhen për të parandaluar evazionin dhe kontrabandën.
Më parë, kryeministri britanik, David Cameron e konsideroi këtë taksë si “armiqësore”, që synon të rrisë izolimin e 30 mijë banorëve britanikë të Gjibraltarit.
“Një politikë të tillë e kemi parë edhe gjatë regjimit të Francos në vitet 1960, por besoj se asnjëri prej nesh nuk mendonte që një politikë e tillë mund të rikthehej përsëri”, deklaroi Cameron.
Megjithatë, kryeministri nuk komentoi vendimin që provokoi tensionet, atë të qeverisë lokale të Gjibraltarit, për të ndërtuar një shkëmb artificial në ujrat e saj.
Duke hethur 70 tonë beton në një zonë të caktuar të detit, me qëllim krijimin e një shkëmbi për qëllime mbrojtëse, Gjibraltari është akuzuar nga peshkatët spanjollë që peshkojnë në zonë se ka dëmtuar të gjithë ekosistemin dhe ekonominë e tyre.
Gjibraltari ose “Shkembi”, siç njihet ndryshe eshte qe prej 300 vitesh pjese e Britanise ne baze te marreveshjes se Utrehtit, sipas te cilit Spanja ja njihte Anglise ate territor pas humbjes ushtarake ndaj britanikeve në vitin 1713.
Kjo zone, e banuar kryesisht nga shtetas me origjine britanike eshte nje nga pikat me stragjike per transportin detar ne hyrje te Mesdheut.
Top Channel