Lufta në Ukrainë, Zelensky: I kemi propozuar Moskës të ndalojmë sulmet ndaj infrastrukturës energjetike të njëra-tjetrës Gazeta gjermane ‘Bild’ shkruan se Al Kaeda planifikon sulme ndaj trenave
të shpejtë në Europë, informacion ky i mbeshtetur ne zbulimet e
Agjensise Amerikane te Sigurise Kombetare.
Sipas te perditshmes gjermane, NSA-ja ka pergjuar jave me pare nje telefonate mes drejtuesve te larte te rrjetit terrorist, ku permenden nje seri atentatesh ndaj trenave ne rrjetet hekurudhore europiane. Ekspertet nuk perjashtojne mundesine e akteve te sabotazhit ne shinat dhe ne linjat elektrike te trenave te shpejtesise se larte si dhe vendosjen e lendeve plasese ne trasetë apo tunelet e tyre. edhe pse vertetesia e nje informacioni te tille nuk eshte konfirmuar, autoritetet gjermane, sipas ‘Bild’ jane vene ne gjendje alarmi.
Për këtë arsye prej më shumë se dy javësh në stacionet hekurudhore dhe binaret e trenave të shpejtësisë së lartë ICE janë shtuar masat e sigurisë, si dhe patrullimet policore. Por Reuters thote se ne ministrinë e Brendshme gjerrmane nuk ka asnje pozicionim lidhur me kete çeshtje. Shërbimi i fshehtë amerikan, NSA javët e fundit ka qenë nën breshërinë e kritikave per programin e pergjimeve ne internet dhe në telefoninë celulare. kete praktike e beri publike ish-punonjesi i kesaj agjensie, 30-vjecari Edëard Snoëden, të cilit i është dhënë azil i perkohshem në Rusi.
Top Channel