Më në fund qetësi në Kajro

19/08/2013 00:00

Ndonëse pas ditësh të tera dhune, Kajro ka parë më në fund shenja të
rikthimit të normalitetit, trazirat në pjesë të tjera të Egjiptit
vazhdojnë.

24 police egjiptjane u vrane ne nje prite ne gadishullin Sinai. Tre mbeten te plagosur. Zyrtare vendas thone se efektivet po udhetonin ne dy autobuse, te cilet u sulmuan prej disa personave te armatosur ne afersi te Rafase, prane kufirit me Gazen.

Kater vete me arme ne duar, sic shpjegojne burime te sigurise, ndaluan autobuset e i detyruan pasagjeret te zbresin duke i qelluar me pas nje per nje.

Qe prej se merkures, kur ushtria largoi me force kampet e protestuesve pro-Mohamed Mursit, bilanci i vdekjeve ne Egjipt ka mberritur ne me shume se 830, 70 prej tyre police. Mbremjen e se dieles, 36 islamike humben jeten teksa dergoheshin ne burg.

Deklarata zyrtare mbi shkaqet e vdekjes se tyre pretendon se viktimat u mbyten ne pjesen e pasme te furgonit te policise nga efekti i gazit lotsjelles te leshuar ne momentin kur te ndaluarit tentuan te rebelohen. Raporte te tjera tregojne se ka pasur te shtena dhe mbeshtetesit e vellazerise myslimane jane ekzekutuar.

Perkrahesit e presidentit te permbysur ne 3 korrik kembengulin se Mursi u rrezua me grusht shteti. Qeveria e perkoheshme e vendit pretendon se qe atehere, Vellazeria Myslimane ka ndermarre nje fushate terrori e cila sipas kreut te ushtrise, gjeneral Al Sisit, nuk do te tolerohet. Pas marshimit drejt Gjykatës Kushtetuese në Kajro, mbeshtetesit e Mursi anulluan dy tubime te tjera te planifikuara te dielen. Ata pretendojnë se përgjatë rrugëve ku do te kalonin demonstruesit, ishin vendosur snajperë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB