Libi, rikthehet paqëndrueshmëria politike

19/08/2013 16:10

Paqëndrueshmëria politike është rikthyer të godasë Libinë, pasi një prej figurave kyç të kabinetit, ministri i brendshëm Mohammed Khalifa al-Sheikh, paraqiti këtë të hënë dorëheqjen e tij.

Al-Sheikh shërbeu në detyrë e tij të ministrit për vetëm tre muaj.

Ai fajësoi mungesën e mbështetjes nga kryeministri Ali Zeidan dhe u ankua për ndërhyrje në punët e tij prej anëtarëve të tjerë të partisë në pushtet, si shkaktare të kësaj dorëheqje.

Detyra e ministrit të brendshëm shihet si kyçe për të ardhmen e Libisë, një vend i përfshirë nga dhuna dhe i përçarë mes klaneve të fuqishme, që prej rrëzimit të ish-diktatorit, kolonel Gaddafi në vitin 2011.

Top Channel