Konfirmohet vizita e Karzait në Pakistan

19/08/2013 00:00

Presidenti afgan, Hamid Karzai pritet të vizitojë Pakistanin javën e
ardhshme për të diskutuar procesin e paqes të bllokuar me Talibanët dhe
luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashme afgane, Janan Musazai, ka thënë të dielën se shteti i tij është i gatshëm për t’u angazhuar me qeverinë e re në Pakistan.

Musazai ka thënë se diskutimet gjithashtu do të prekin tema si ekonomia dhe bashkëpunimi i biznesve në mes të dy shteteve.

Ai nuk ka ofruar datë të saktë për këtë vizitë, por mediat vendore raportojnë se Karzai do të udhëtojë drejt Islamabadit mes datave 26 e 28 gusht.

Top Channel