Klandestinë në kufirin grek
19/08/2013 00:00
Numri i klandestinëve të cilët po shkelin në mënyrë të jashtëligjshme territorin shqiptar, nga Greqia po rritet ndjeshëm.
Serish policia kufitare e qarkut te Gjirokastres ndaloi 51 shtetas te huaj qe hyne ne Shqiperi përmes kufirit te gjelber.
Ata u ndalen ne tre vende te ndryshme, çka sipas policise le te kuptohet se jane te informuar per rruget qe duhen te ndjekin per te hyre ne teritorin shqiptar. Shtetasit jane me origjine nga Pakistani dhe Afganistani.
16 klandestinet e pare u kapen poshte fshatit Peshkëpi, grupi i dyte prej 21 klandestinesh u kap ne fshatin Vrisera te komunes se Dropullit te Siperm dhe grupi i trete prej 18 klandestinesh u ndalua poshte fshatit Kakavije.
Top Channel