Irak, 17 ekzekutime në një ditë
19/08/2013 18:10
Autoritetet irakene zbatuan këtë të hënë ekzekutimin e 17 të dënuarve me vdekje, përfshi një egjiptian dhe një grua, të dënuar për terrorizëm.
Ky lajm u raportua prej Ministrisë Irakene të Drejtësisë.
“Ditën e sotme u zbatua ekzekutimi i terroristëve, pas rrëzimit të apelit të fundit të të dënuarve prej këshillit presidencial”, shkruhej në deklaratën e Ministrisë.
Këto ekzekutime të shpeshta vazhdojnë në Irak, ndonëse Bagdadi zyrtar është kritikuar për këtë praktikë prej Organizatës së Kombeve të Bashkuara, e cila ka kërkuar që sistemi i drejtësisë të jetë më i përmbajtur.
Zyrtarisht, rreth 70 persona u ekzekutuan në Irak vitin e shkuar, ndonëse dyshohet që numri të jetë më i lartë.
Top Channel