Trump: Jam shumë i zhgënjyer me Starmer, ndaloi forcat amerikane të përdorin bazën britanike për sulme ndaj Iranit Ndalimi i partnerit të Gleen Greenëald në aeroportin londinez të
Heathrow-t për 9 orë dhe marrja e tij në pyetje, shkaktoi reagimin e
menjëhershëm të autoriteteve braziliane, të cilët protestuan për atë që e
quajnë “veprim i pajustifikuar” e “tmerresisht shqetesues”.
David Miranda ishte nisur nga Berlini drejt Rio de Zhaneiros e eshte prangosur gjate ndaleses ne kryeqytetin britanik. Ai bashkejeton sipas raporteve ne media me Greenwald, gazetari i ‘The Guardian’ i cili publikoi shkrimin mbi programet e fshehte ta pergjimit te telefonatave ne Shtetet e Bashkuara fale informacioneve te ish-kontraktorit te CIA-s, Eduard Snoëden. situata e krijuar detyroi kryetarin e komitetit te ceshtjeve te brendeshme ne dhomen e komuneve t`i kerkoje policise sqarime mbi ndalimin e partnerit te gazetarit ne baze, sic u tha, te ligjeve te antiterrorit.
Keith Vaz premton zbardhjen e plote te rrethanave te incidentit. Perpara se ta linin te lire, agjentet i konfiskuan Mirandes telefonin celular, laptopin, DVD-te e te tjera sende qe kishte me vete. Vete Greenwald foli per frikesim te personit dhe sulm te hapur ndaj lirise se shtypit. Ai kembengul se 28-vjeçarit ne qender te episodit qe ka shkaktuar tensione mes Britanise dhe Brazilit, hetuesit nuk i kane drejtuar asnje edhe nje pyetje te vetme mbi terrorizmin, por vetem kane dashur te dijne se cfare Greenëald dhe gazetare te tjere te “The Guardianit” po benin ne lidhje me Agjensine Amerikane te Sigurise Kombetare.
Top Channel