Gjermani, lirohen pengjet në Ingolstad

19/08/2013 15:25

Policia gjermane arrestoi një person, i cili mbajti gjatë ditës tre pengje në bashkinë e Ingolstadit, qytetit bavarez në jug të Gjermanisë.

Njëri prej pengjeve, zëvendëskryetari i bashkisë ishte liruar më parë, ndërsa dy pengjet e tjera u liruan pas negociatave të gjata dhe një ndërhyrje të koordinuar të trupave të forcave speciale gjatë pasdites.

Pengmarrësi 24-vjeçar, i cili mbajti pengjet nën kërcënimin e një arme, u plagos dhe është shoqëruar në një spital për t’u kuruar, në gjendje arresti.

Sipas raporteve në media, pengmarrësi, një 24-vjeçar ishte i pastrehe. Zyrtare lokalë sqarojnë se ai ka pasur më parë mosmarreveshje me një punonjëse të bashkise dhe për këtë arsye i ishte ndaluar hyrja në ndërtesë.

Mësohet se gruaja në fjalë ishte një nga dy personat e marrë peng. Merkel kishte planifikuar të mbante një tubim elektoral në qytet së bashku me kryeministrin bavarez Horst Seehofer, por e anulloi pas incidentit, edhe pse lidhja mes dy eventeve nuk pohohet zyrtarisht.

Kancelarja është në mesin e fushatës për zgjedhjet federale të 22 shtatorit, të cilat do të përcaktojnë pjesëtarët e rinj të Bundestangut gjerman.

Top Channel