Anijet luftarake britanike, në Gjibraltar

19/08/2013 00:00

Anijet luftarake britanike kanë arritur në Gjibraltar të hënën për një
stërvitje të parashikuar pavarësisht tensioneve me Spanjën për zonën e
peshkimit përreth enklavës britanike në Mesdhe, raporton Reuters.

Megjithëse në Britani, Spanjë dhe autoritetet në Gjibraltar kanë thënë se arritja e marinës në territorin që kontrollohet nga Britania ka qenë i planifikuar kohë më parë, disa në Spanjë këtë e shohin si provokim.

Krjimi i një mbështjellësi artificial me tulla prej betoni, që peshkatarët spanjoll thonë se ju bllokon qasjen në disa hapësira ujore, ka nxitur Spanjën që të forcojë kontrollet në pikat kufitare, duke shkaktuar kështu radhë të gjata në kufi të punonjësve dhe turistëve që hyjnë në Gjibraltar.

Spanja ka pretendime territoriale në Gjibraltarin me 30 mijë banorë i cili para 300 vjetësh i është dhënë Britanisë në bazë të një traktati.

Top Channel