SHBA, me mijëra i largohen flakëve në Idaho

18/08/2013 09:35

Me qindra banorë të shtetit të Idahos u shpërngulën nga shtëpitë e tyre gjatë së shtunës, pasi flakët kanë përfshirë një territorët të gjerë rreth zonës së njohur si “Wood River Valley”.

Të ndihmuara nga një erë e fuqishmet, zjarret u përhapën në nga mbi 25 mijë hektarë ditën e premte, në 93 mijë hektarë (rreth 380 kilometra katrorë), këtë të dielë.

Ky zjarr masiv u shkaktua nga një shkreptimë në datën 7 gusht dhe që prej atëherë, ai vazhdon të digjet përgjithësisht jashtë kontrollit.

Deri të dielën, vetëm 10% e flakëve ishin vendosur nën kontroll, ndërsa evakuimi i detyrueshëm është vendosur për mbi 2 200 shtëpi.

E ndërsa autoritetet po përpiqen të godasin flakët me lëshimin e sasive të mëdha të ujit nga ajri dhe mënyra të tjera, zjarrëfikësit kanë dhënë alarmin se përsa kohë do të vazhdojnë temperaturat e thata, zjarri do të jetë i vështirë për t’u kontrolluar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA