Aktori i njohur amerikan Harvey Keitel është bërë pjesë e një të ashtuquajturi film social, i cili sipas krijuesve të tij përbën një risi në botën e kinematografisë.

Motoja e filmit të titulluar “The power inside” është se çdokush mund të bëhet një aktor në të. Përveç Keitel, ai ka si protagonistë edhe dy aktorë të tjerë, Analeigh Tipton dhe Craig Roberts.

Filmi interaktiv do të mund të shihet online dhe e veçanta e tij qëndron se çdokush, me anë të një videoje të thjeshtë apo fotoje të hedhur në rrjet, mund të përfundojë si një prej aktorëve në role episodike, përkrah emrave të njohur hollivudianë.

Në qendër të skenarit është përpjekja e një grupi alienësh për të dominuar botën tonë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA