Lihet i lirë i dënuari për vrasje

18/08/2013 12:45

Fatjon Kapri, 33 vjeç, i dënuar në mungesë me 22 vjet nga Gjykata e Elbasanit për vrasjen me thikë të Ylli Pepës në Londer në vitin 2001, është liruar me kusht nga Gjykta e Edinbugut në Skoci.

Pasi u kap në Skoci përpara tre vitesh, pas kalimit në arrati për nëntë vjet me identitetin e rremë maqedonas Sajmir Sadiku, autoritetet shqiptare kërkuan ekstradimin e tij.

Megjithatë, tre gjykates skocezë vendosen per lirimin e tij me kusht qe ai te banojë ne adresen e paraqitur ne Gjykaten e Apelit, deri ne shkurt te vitit te ardhshem, kur ka seancen e ardhshme per ekstradimin drejt Shqiperise.

Nderkohe ai nuk do te duhet te aplikojë per marrje pasaporte apo dukumenta udhetimi, vendosi gjykata.

Fatjon Kapri do te jetoje ne Glasgou dhe duhet te raportojë ne nje nga stacionet e policise se ketij qyteti.

John Scot, avokati i shqiptarit i tha gjykates se klienti i tij nuk do tentoje te largohet nga Britania.

Muajin e kaluar, Gjykata e Larte e Londres vendosi se, per shkak te korrupsionit te sistemit te drejtesise shqiptare, Kaprit mund te mos i behet nje proces i ndershem gjyqesor dhe kjo mund te perbeje nje shkelje te te drejtave te tij njerezore ne baze te Konventes Evropiane te te Drejtave te Njeriut.

Qeveria britanike eshte ne konflikt kohet e fundit me drejtesine vendase ne lidhje me seancat e shumta dhe apelimet e kushtueshme te shume te paditurve ose te denuarve ne lidhje me shfrytezimin e shtigjeve ligjore te parashikuara ne Konventen Evropiane te te Drejtave te Njeriut, por edhe me vendimet per lirimin e krimineleve te huaj nga burgjet angleze.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA