Gjendet i vetëvrarë bariu

18/08/2013 17:35

Bariu, që vrau punëdhënësin e tij në gadishullin e Karaburunit, mesjavën e kaluar, u gjet i vetëvrarë me armën e tij mbrëmjen e së shtunës.

Xhezar Hysa, 45-vjeçari që ekzekutoi Shedat Vangjelin dhe plagosi lehtë baxhanakun e tij, ishte i rrethuar prej disa ditësh në gadishull nga forca të shumta policore, të cilat kishin bllokuar çdo dalje nga toka dhe deti.

Për shkak të terrenit të vështirë, polica nuk kishte mundur dot të zbulonte vendin ku fshihej bariu, dhe pas kërkimeve nga ajri me helikopterë nga forcat RENEA, si edhe me Delta Force në ujë dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në tokë, arriti të gjejë trupin e pajetë të Hysës dhe armën e krimit, pasi kishte ngushtuar zonën ku dyshohej se ai fshihej.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA