Një fillim i furishëm për Barcelonën në La Liga. “Tata” Martino e nis aventurën e tij në kampionatin spanjoll me një fitore 7-0 ndaj Levantes, që nuk pranon asnjë kritikë.
Një kundërshtar modest për katalanasit në “Camp Nou”, si dhe një provë force e suksesshme për blaugrana-t.
Barçës i mjaftojnë dy minuta e gjysmë për të zhbllokuar rezultatin, aksion mes Xavi e Fabregas, asist i këtij të fundit për Sanchez dhe 1-0.
10 minuta më pas është Messi, që rihap llogaritë e tij personale në La Liga, duke përfituar nga pasimi i Pedro-s.
Goli i tretë shënohet nga Dani Alves, pas kombinimit Messi-Fabregaz dhe vet brazilianit. Por, fituesi i “Topit të Artë” ofron shërbimet e tij edhe për kolegët, me një asist për Pedro-n dhe 4-0. Pjesa e parë u mbyll sërish me gol, i dyti i ndeshjes për Messi-n, pas realizimit të penalltisë.
Në pjesën e dytë shënojnë Xavi dhe sërish Pedro, duke i çuar shifrat në 7-0, ndërsa blerja më e bujshme e kësaj vere, Neymar, aktivizohet për 26 minutat e fundit, ndëshkohet me të verdhë, por nuk gjen rrugën e rrjetës.
Top Channel