Vdes turisti gjerman në Venecia
17/08/2013 00:00
Një turist gjerman ka vdekur ditën e shtunë në Venecia pasi gondola në të cilën po sodiste qytetin është përplasur me një autobus uji ose “vaporetto” siç njihet në këtë qytet.
50-vjeçari ishte së bashku me bashkëshorten dhe 3 fëmijët e tij, të cilët fatmirësisht kanë shpëtuar nga ky aksident.
Sipas mediave italiane, Joachim Reihnard Vogel është një kriminolog i njohur në Gjermani.
Prokuroria e Venecias po heton ngjarjen.
Top Channel