Tragjedi detare në Filipinë

17/08/2013 00:00

Filipinet, vendi ku dhjetorin e 1987-s u konsumua ajo që njihet si
katastrofa më e madhe detare në kohë paqeje, janë kthyer sërish në
skenen e një fatkeqësie të ngjashme, ndonëse jo të përmasave të njëjta.

Të pakten 28 te vdekur e 214 te zhdukur raportohen nga perplasja e nje trageti me nje anije mallrash ne afersi te qytetit Cebu. Saint Thomas Aquinas kishte ne bord 752 pasagjere e 118 anetare ekuipazhi. Incidenti ndodhi rreth 2 kilometra larg bregut. Trageti po i drejtohej portit te Cebu-t, qyteti i dyte me i madh ne vend, kur ndodhi perplasja fatale me anijen e mallrave qe udhetonte ne krah te kundert. Goditja, sipas zedhenesit te kompanise qe ka ne pronesi tragetin, ishte e dhunshme.

Te mbijetuarit kane rrefyer sesi qindra pasagjere u hodhen ne uje kur trageti nisi te anohej. Shumica e tyre kishin qene ne gjume ne momentin e aksidentit dhe disa e kane pasur te veshtire te gjenin nje rrugedalje. anetaret e ekuipazhit shperndane me urgjence jeleke shpetimi, por gjithshka ndodhi shume shpejt: trageti u mbyt brenda 30 minutash nga perplasja.

Rojet bregdetare po punojne per gjetjen e te mbijetuarve te tjere si dhe per rekuperimin e trupave te pajete, megjithate duket do t’u nevojitet ndihma e zhytesve te specializuar. Anija e mallrave Sulpicio Express 7, me 36 persona ne bord, nuk u fundos. Trageti 40-vjeçar, me peshe 11.000 tone, eshte ne pronesi te nje kompanie kineze, e cila gjate tre viteve te fundit eshte kthyer ne menaxhuesin me te madh te trageteve ne filipineve.

Aksidentet detare ne kete arkipelag jane te zakonta kryesisht prej luhatshmerise se madhe te motit tropikal, gjendjes se mjerueshme te anijeve dhe zbatueshmerise se ulet te rregullave te sigurise. Ajo qe njihet si fatkeqesia me e madhe e ketij lloji ne bote, ndodhi pikerisht atje dhjetorin e 1987-s kur nga perplasja e tragetit Dona Paz me nje anije-cisterne humben jeten me shume se 4.000 persona.

Top Channel