Tiranë, tenton të vrasë bashkëshorten me thikë
17/08/2013 00:00
Efektivët e policisë të komisariatit numër 1 në Tiranë kanë mundur të
parandalojnë një tjetër krim brenda familjes mbrëmjen e sotme.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e ‘Ali Demit’, te ‘Poligrafiku’, ku Shpëtim Uku, 47 vjeç ka tentuar të vrasë me thikë bashkëshorten e tij, Elvira Uku.
Sipas bluve, gruaja ishte me urdhër mbrojtje nga gjykata prej një viti për shkak të dhunës që bashkëshorti ushtronte ndaj saj.
Policia ka shoqëruar 47-vjeçarin, ndaj të cilit kanë nisur veprimet procedurale me akuzën e tentativës së vrasjes.
Top Channel