Kanabisi i fshehur në magazinën e ish-drejtorit të burgut të Rrogozhinës/ Pezullohen nga puna 7 punonjës policie në Peqin, mes tyre komisarë, inspektorë dhe…
Të përndjekurit politikë, të drejtuar nga Skënder Tufa, nisën dje
kërkesat e para për qeverinë e re. Kështu, ata theksuan se e mbështesnin
këtë qeveri dhe programin që ajo ka hartuar për mbështetjen e kësaj
shtrese, por kërkonin nisma konkrete për problemet e tyre.
Si fillim ata kërkojnë nga kryeministri i ri, Rama, ngritjen e një busti në përkujtim të Lirak Bejkos, i përndjekuri që i vuri zjarrin vetes në kushtet kur qeveria e Kryeministrit Berisha nuk pranoi kompromis për një sërë kërkesash ekonomike dhe sociale që të përndjekurit kishin shtuar. Nga ana tjetër, sipas të përndjekurve, atyre duhet t’u lidhet një kuotë mujore prej 400 eurosh nga shteti shqiptar në kuadër të nevojës së tyre për të përballuar jetesën normale.
Ata kërkojnë që qeveria e re ta vijojë me ritme më të shpejta procesin e kompensimit financiar dhe madje të rrisë dhe dëmshpërblimin për ditët e burgut që ka bërë kjo shtesë e shoqërisë shqiptare gjatë regjimit komunist. Qasja e qeverisë së re ndaj tyre do të duket në muajt e ardhshëm, nisur nga hapat që do të hidhen për zgjidhjen e këtij problemi, të mbartur prej vitesh.
Top Channel