Lufta në Ukrainë, Zelensky: I kemi propozuar Moskës të ndalojmë sulmet ndaj infrastrukturës energjetike të njëra-tjetrës Një qetësi e zymte ra mbrëmjen e të premtes mbi kryeqytetin egjiptjan,
Kajros, ku banorët u kthyen në shtëpitë e tyre për të respektuar
pushim-zjarrin e orëve të vona të natës.
Jo me kot u quajt mediat e quajten e premtja e pergjakshme diten e dhunshme qe pa trazirat te perfshinin pjese te tera te vendit e te linin pas me dhjetera te vdekur. Egjipti eshte ne kaos pas nderhyrjes se te merkures per te ngritur cadrat e protestuesve, qe u mbyll me humbjen e qindra jeteve.
Sot forcat vendase te sigurise po perpiqen t’i japin fund rrethimit te xhamise al-Fath ne sheshin Ramses te Kajros, ku u ngujuan pergjate gjithe nates mbeshtetes te Vellazerise Myslimane. Ato hyne ne xhami, siç thuhet, per te negociuar me protestuesit islamike e per t`i bindur te largohen vete prej andej.
Te ngujuarit i tremben vazhdimit te dhunes dhe arrestimeve. mbi 1.000 mbeshtetes te levizjes islamike jane arrestuar vetem gjate dites se premte ne mbare vendin, 558 prej tyre ne Kajro.
Simpatizantet e grupimit mbeshtetes te presidentit te permbysur Mohamed Mursi duan qe forcat e rendit te largohen nga zona perreth xhamise, e thone se vetem keshtu ata do te largohen prej andej. Zyrtarë të Vëllazërisë Myslimane njoftuan nje dite me pare se organizata e tyre do të vazhdonte protestat deri në përfundim të javës, ndersa marshimet neper rruge sipas tyre nuk do te reshtin deri sa ne krye te shtetit te rikthehet Mohamed Mursi.
Qeveria e përkohëshme egjiptjane takohet pasdite për të diskutuar konfliktin. Ekzekutivi vendas pretendon se po perballet me një komplot terrorist nga Vëllazëria Myslimane. Autoritetet kritikuan gjithashtu reagimin ndërkombëtar që e ka dënuar ashper shtypjen e dhunshme te protestave.
Egjipti thirri ambasadorin e tij në Turqi pas një numër komentesh të ashpra nga kryeministri Reçep Taip Erdoan. Ushtria egjiptiane ka pezulluar manovrat detare me marinën turke, ndersa te enjten, presidenti amerikan Barak Obama anulloi manovrat e përbashkëta ushtarake amerikano-egjiptiane.
Top Channel