
Institucioni i Presidentit të Republikës, me anë të një deklarate për
media publikuar paraditen e së shtunës shprehet se ka konstatuar nisjen e
një platforme shantazhi dhe kërcënimi ndaj këtij institucioni dhe
funksionimit të tij kushtetues.
“Gjatë ditëve të fundit në mënyrë të përsëritur, ndaj Kreut të Shtetit, janë adresuar shpifje, kërcënime dhe shantazhe nga aktorë të maxhorancës së re politike të dalë pas zgjedhjeve të 23 Qershorit.Akuza më e fundit në lidhje me fondin shtesë të akorduar nga qeveria për Institucionin e Presidentit të Republikës përbën një shqetësim të madh për funksionimin e këtij Institucioni.Ky fond, jepet për realizimin e Samitit të 5-të, të Presidentëve të Ballkanit Perëndimor, i cili sipas sistemit të rotacionit, këtë vit organizohet në Shqipëri me 16-17 shtator 2013”, thuhet në deklaratë.
Më tej, Presidenca garanton se do të vijojë në funksionimin dhe përmbushjen e detyrimeve kushtetuese.
Top Channel