Jemen, 27 viktima nga përmbytjet

17/08/2013 00:00

Të paktën 27 persona të cilët po shkonin në një dasmë në provincën Taiz të Jemenit kanë humbur jetën pasi makinat me të cilat po udhëtonin janë marrë me vete nga ujërat e rrëmbyeshëm që janë krijuar nga reshjet e shumta.

Reuters raporton se mes viktimave ka shumë femra dhe fëmijë, ndërsa nusja ka mbijetuar.

Në ditët e fundit kanë humbur jetën dhjetëra persona në Jemen, vend i cili ka probleme me përmbytjet në këtë periudhë të vitit.

Top Channel