Egjipt, “marshimi i revoltës” përgjaket sërish

17/08/2013 00:00

Të paktën 80 viktima të tjerë janë shënuar në Egjipt, sipas burimeve zyrtare, teksa protestues besnikë të presidentit të rrëzuar Mohammed Morsi vijuan përplasjet me forcat e sigurisë, duke sfiduar gjendjen e emergjencës.

Shumica e të vdekurve të raportuar kanë qenë në Kajro, por rreth 25 prej tyre kanë qenë në qytetet e tjera të vendit, përfshi 12 në rajonet e deltës së Nilit.

Flakët që përfshinë një ndërtesë në sheshin Ramses, rrezikojnë të përhapen edhe në ambientet pranë saj ku ndodhet qendra e grumbullimit të gjakut të Kryqit të Kuq.

Në qytetet e tjera të vendit, të paktën 5 persona u vranë në Aleksandri, 6 në Suez, 8 në Damietta dhe 5 në Fayoum, sipas burimeve spitalore.

Sërish manifestime në Egjipt, vriten edhe 20 protestues

Mbi 20 persona humbën jetën gjatë përleshjeve mes mbështetësve të
ish-presidentit Mohamed Mursi dhe forcave të sigurisë në Kajro.

Në sheshin Ramses, ku protestuan përfaqësuesit e “Vllazërisë Muslimane”, korrespondenti i  BBC-së raportoi se 11 trupa të pajetë shiheshin të shtrirë përtokë, ndërsa shumë të tjerë ishin plagosur.

Marshimet nuk u zhvilluan vetëm në kryeqytetin e Egjiptit. Të paktën 12 persona humbën jetën në qytete të tjera; 8 në Damieta dhe 4 në Ismailia.

Protesta vjen dy ditë, pasi autoritetet spastruan dy kampet me përkrahësit e Mursit. Gjatë operacionit humbën jetë, duke iu referuar shifrave zyrtare, 638 persona. Ndërsa për “Vllazërinë Muslimane” janë mbi 4000 të vrarë.

Ministria e Brendshme egjiptiane tha se policia është urdhëruar të përdorë armët për të mbrojtur policët dhe institucionet e vendit. Ushtarë janë zhvendosur gjithashtu në mbrojtje të ndërtesave të rëndësishme.

Qindra persona u grumbulluan jashtë një xhamie në sheshin Ramses, pasi “Vllazëria Muslimane”, anëtar i së cilës është dhe ish-presidenti egjiptian Mursi, u kërkoi mbështetësve t’i bashkohen “marshimit të revoltës”.

Slogani i protestës është “njerëzit duan të rrëzojnë grushtin e shtetit”, duke iu referuar ndërhyrjes së ushtrisë për të larguar presidentin Mohamed Mursi, më 3 korrik.

Protesta u bë e dhunshme, raportoi gazetari i BBC-së Xheremi Bouen, pasi iu vu flaka një komisariati policie. Ai tha se kishte dëgjuar edhe të qëllohej me armë, madje edhe breshëri automatiku.

Në Kajro u shtuan masat e sigurisë. Autoblinda qarkullonin në rrugët e kryeqytetit egjiptian. Hyrjet në sheshin Tahrir, epiqendra e kryengritjes së dy viteve më parë, janë bllokuar nga ushtria.

Anëtarët e grupeve që kundërshtonin Mursin, Fronti për Shpëtimin Kombëtar dhe Tamarod, bënë thirrje për protesta rivale, si kundërpërgjigje ndaj“Vllazërisë Muslimane”.

Apele u janë drejtuar njerëzve për të mbrojtur lagjet dhe kishat në të gjithë vendin. Komunitetit i të Krishterëve Koptikë është vënë në shënjestër nga disa islamikë, të cilët akuzojnë Kishën e tyre se ka marrë në mbrojtje ushtrinë, që rrëzoi Mursin.

Sërish manifestime në Egjipt, numri i të vrarëve 638

“Përkrahësit e ish-presidentit egjiptian Mohamed Mursi do të bëjnë qendrese paqesore derisa grushtit i shtetit te pushojë”.

Kreu “Vllazerise Myslimane” Mohamed Badie tha se “pushteti fals qe iu dha ushtrise duket te masakrat e pameshirshme ne xhaminë Rabaa Al Adauija dhe sheshin Nahda, ne Kajro”.

Ne kryeqytetin egjiptian jane shtuar masat e sigurise dhe ushtria ka mbyllur uren ‘6 tetori’, nje prej arterieve kryesore te kryeqytetit dhe rruget qe te cojne ne qender. Protesta vjen dy dite pasi autoritetet spastruan dy kampet me perkragesit e Mursit, gjate operacionit humben jeten, duke iu referuar shifrave zyrtare, 638 persona.

Ndersa per të “Vllazerine Myslimane” jane mbi 4000 te vrare. Plani i mbeshtetesve te Mursit eshte te mbushin sheshin Ramses, pasi te perfudojne faljen e se premtes dhe slogani qendror i protestes do te jete “te rrezojme grushtin e shtetit”.

Anetaret e grupeve qe kundershtojne Mursin, Fronti per Shpetimin Kombetar dhe Tamarod, bene thirrje per protesta rivale, si kunderpergjigje ndaj “Vllazerise Myslimane”.

Ministria e Brendshme egjiptiane ka autorizuar te perdoren armet, per te mbrojtur policet dhe insitutcionet kyc te vendit. Qeveria egjiptiane ka premtuar se do t’i kunderpergjiet sulmeve terroriste dhe sabotazheve qe mund te shkaktohen nga anetare te “Vllazerise Myslimane”.

Keshilli i Sigurimit i Kombeve te Bashkuara qe u mbledh gjate nates me kerkese te Kryeministrit turk, Rexhep Taip Erdoan ftoi palet te deshmojne vetepermbajtje. Presidenti i Egjiptit, Adli Mansur kundershtoi deklaraten e presidentit te SHBA-ve Barak Obama qe denoi perdorimin e forces kunder civileve dhe kercenoi me nderprerjen e bashkepunimit ushtarak. Permes nje deklerata te leshuar ne oret e para te se premtes, presidenca egjiptiane i cilesoi fjalet e kreut te Shtepise se Bardhe te pabazuara ne fakte, te cilat nuk do te bejne veçse do t’i japin zemer grupeve te armatosura.

Top Channel