Digjet flamuri i “Agimit të Artë”

17/08/2013 00:00

Pas deklaratave antishqiptare të bëra pak ditë më parë nga eksponent të
“Agimit të Artë” në Himarë, ka reaguar dhe shoqata “Djemtë e Labërisë”.

Të mbledhur pranë Urës së Kardhiqit, pjestarët  kësaj shoqate i kanë drejuar një thirrje “Agimit të Artë” për të hequr dorë nga thirrjet nacionaliste, pasi do të gjejnë përballë reagimin e shqiptarëve.

Në fund të protestës, “Djemtë e Labërisë” kanë djegur në shenjë proteste dhe flamurin e partisë neo-naziste “Agimi i Artë”

Top Channel