“Washington Post”, prè e sulmeve të hakerave sirianë

16/08/2013 01:40

Faqja e uebit të “Washington Post” është mbyllur mëngjesin e së enjtes nga një grup hakerash, simpatizantë të presidentit sirian, Bashar al-Assad, që me sa duket kanë lëshuar një valë sulmesh të koordinuara ndaj medias amerikane të lajmeve.

Grupi, që vetëquhet “Ushtria Elektronike Siriane” (SEA), arriti me sukses por për një kohë të shkurtër, të drejtonte lexuesit e disa artikujve të “washingtonpost.com” drejt uebsajtit të SEA-s. Organizata mbështet Assad-in, i cili vazhdon të udhëheqë një fushatë të gjatë dhe gjakderdhëse për të shtypur rebelët në Siri.

Ndërhyrja në ueb zgjati për rreth 30 minuta dhe preku një numër artikujsh të lajmeve të huaja. “Kemi marrë masa mbrojtëse pas këtij sulmi dhe, për momentin, nuk ka ndonjë problem tjetër që prek faqen tonë”, tha Emilio Garcia-Ruiz, kryeredaktori dixhital i “The Post”.

Ky sulm i hakerave vjen pas një sulmi “pishing” nga një burim i paidentifikuar gjatë kësaj jave, që synonte të merrte fjalëkalimet dhe informacionet e llogarive të email-eve të përdorura nga gazetarët e “The Post”. Burimi i sulmeve dërgoi emaile në llogaritë e “The Post”, që dukeshin sikur ishin nisur nga kolegë të kësaj medie, ku i kërkohej marrësve të tyre të klikonin në një link dhe të fusnin të dhënat për “log-in”.

Informacion ky që, në rast se do të jepej, do të përdorej nga një burim i jashtëm për të siguruar akses të paautorizuar në rrjetin e kompjuterave të “Washington Post”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA