Vëllai nga babai i Presidentit të SHBA-së, Malik Obama, mbërriti në Shkup, ku u dekordua nga një shoqatë ndërkombëtare e quajtur “Skuadra e Paqes së Ballkanit” (“Balkan Peace Team”).
Përpara marrjes së nderimit nga ana e shoqatës me qendër në kryeqytetin maqedonas, Malik vizitoi një shtëpi muze dedikuar nënë Terezës.
Sipas “B92”, ndërsa shëtiti në sheshin qëndror të Shkupit, shoqëruar nga zyrtarë vendas, zoti Obama vlerësoi historinë e “larmishme dhe të hershme” të kombit maqedonas dhe “vajzat tërheqëse” që kishte shkëmbyer në rrugë.
“Jam shumë i kënaqur që me ftesë të “Balkan Peace Team”, vizitova sot këtë vend Ballkanik. Me vete ju sjell përshëndetjet më të ngrohta të qytetarëve të Kenias dhe Afrikës, ndërsa mendoj që vizita ime do të jetë një urë lidhëse për vendet tona. Ndihem i privilegjuar që nderohem me këtë çmim. Nëse shohim gjërat e fundit që po ndodhin në botë, veçanërisht në Egjipt, mund të kuptojmë se paqja është gjëja më e çmuar”, deklaroi Obama.
Rezidentë të Shkupit dhe turistë përfituan nga mundësia për të bërë fotografik me Malik, i cili jeton në vendlindje, në Kenia, ku është i martuar me 12 gra.
Top Channel