Tunizi, Amina sulmon sërish islamikët

16/08/2013 00:00

Amina Sboui, aktivistja tuniziane e Femen, ka sulmuar sërish islamikët duke përdorur armët e saj tradicionale: fotografitë ku pozon gjysmë e zhveshur.

Këtë radhë ajo ka shkruar në gjoksin e saj fjalët “nuk kemi nevojë për demokracinë tuaj”, fjalë që i drejtohen integralistëve në Tunizi.

Por, pas daljes së saj nga burgu duket se ata që deri tani e kanë mbështetur, po i kthejnë krahët. E para që është larguar nga veprimet e 18-vjeçares është blogerja tuniziane Lina Ben Mhenni.

Amina ishte në burg që prej muajit maj, e arrestuar pasi kishte shkruar FEMEN në murin e varrezave të Kairuanit, ndërsa më parë ishte bërë e famshme dhe kishte marrë kërcënime për jetën pasi kishte publikuar në internet foto gjysmë-nudo në stilin e aktivisteve europiane të Femen.

Top Channel