“SHBA-të, gati për presidente femër”
16/08/2013 00:00
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë gati për një presidente femër.
Ky është mendimi i Zonjës së Parë Michelle Obama, e cila në një intervistë për revistën ‘Parade’ thekson se vendi që drejtohet nga bashkëshorti i saj mund të thyejë shumë shpejt këtë tabu.
Por, Michelle Obama nuk pranoi të prononcohej për Hillary Clinton: “Unë nuk do të flas para se vetë ajo të bëjë publike projektet e saj.”
Gjithashtu Michelle Obama përjashtoi mundësinë e kandidimit për presidente: “Kurrë nuk do të kandidoj për këtë post, të jeni të sigurtë për këtë gjë.”
Top Channel