Në Zveçan sot do të mbahet seanca e të ashtuquajturit Kuvend i Krahinës
Autonome të Kosovës, në të cilin këshilltarët të cilët kanë krijuar këtë
trup, përkundër kundërshtimit edhe të Beogradit, do të vendosin për
pjesëmarrjen ose jo të serbëve të veriut në zgjedhjet e 3 nëntorit.

Në rend të ditës të kësaj seance, e paralajmëruar të fillojë në orën 12:00, përveç tjerash do të diskutohet, edhe situata e sigurisë dhe çështje të tjera.

Para dy ditësh, të ashtuquajtur përfaqësues të serbëve të veriut janë pritur në Beograd nga krerët e shtetit serbë, të cilët, siç kanë raportuar mediat serbe, u kanë rekomanduar që të marrin pjesë në zgjedhjet e 3 nëntorit, të shpallura nga presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Top Channel