Seks mjaftueshëm, pagë e lartë

16/08/2013 15:20

Një jetë seksuale e kënaqshme është çelësi i një page më të lartë në punë. Në këtë përfundim ka dalë një studim nga Dr. Nick Drydakis, një lektor në Universitetin Anglia Ruskin.

Sipas tij, njerëzit që kryejnë marrëdhënie seksuale të paktën 4 herë në javë kanë një rrogë më të lartë se ata që nuk bëjnë shumë seks. Gjithashtu, sipas Drydakis, mungesa e seksit çon në vetmi, ankth dhe depresion.

“Njerëzit kanë nevojë të dashurojnë dhe të dashurohen nga të tjerët. Mungesa e dashurisë çon në depresion dhe ankth dhe këto dy elementë ndikojnë drejtpërdrejtë në profesionin e secilit prej nesh”, tha Drydakis për ‘CBS News’.

Dr. Nick Drydakis ka studiuar të dhëna prej 7 500 njerëzve të moshës 26-50 vjeç.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA