NSA shkel ligjin e privatësisë me mijëra herë

16/08/2013 05:00

Agjencia e Sigurisë Kombëtare (NSA) ka shkelur ligjet “mijëra herë çdo vit” që prej 2008-s, raportoi “Washington Post” gjatë së enjtes, duke cituar një audit të brendshëm dhe dokumente të tjera.

Materialet i janë dorëzuar gazetës, këtë verë, nga spiuni i NSA-së, Edward Snowden. Auditi gjeti 2776 incidente të “mbledhjes, ruajtjes, aksesimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të komunikimeve të mbrojtura ligjërisht”, thuhej në raportin e “The Post”.

“Shumica e tyre ishin të paqëllimshme. Pjesa kryesore përfshin dështime të kujdesit të duhur apo shkelje të procedurave standarde të operimit. Incidentet më serioze përfshijnë shkeljen e një vendimi të gjykatës dhe përdorimin e paautorizuar të të dhënave për mbi 3000 amerikanë apo mbajtës të ‘green-card’-ave”, vazhdon më tej raporti.

Auditi është kryer në maj të 2012-s dhe ka qenë i fshehtë për 12 muajt e parë.

NSA u kundërpërgjigj ndaj historisë së “The Post”, duke thënë se “një varietet faktorësh mund të shkaktojnë rritjen apo uljen e numrit të incidenteve, nga një tremujor në tjetrin”.

Ndër faktorët mund të përmenden implementimi i procedurave të reja, teknologjia apo ndryshimet e software-ve, si dhe zgjerimi i aksesit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA