Kina do të ndalojë së përdoruri transplantet e organeve të të burgosurve të ekzekutuar duke nisur nga muaji nëntor, bëri të ditur një zyrtar i lartë i vendit.
Huang Jiefu theksoi se tashmë Kina do të kufizohet me përdorimin e organeve të dhuruara në mënyrë vullnetare, në kuadrin e programit kombëtar të transplanteve.
Deri më tani, të burgosurit e ekzekutuar i kanë ofruar këtij programi 2/3 e të gjithë organeve të transplantuara.
Prej vitesh, Kina kishte mohuar ekzistencën e këtij programi, por u shty në ekzistencën e tij në vitin 2006, pas një raportimi të detajuar të “Reuters”.
Sipas konceptit të Pekinit, marrja e organeve nga të burgosurit e ekzekutuar ishte e ligjshme, edhe pse pa autorizimin e tyre, pasi kështu kompensohej një pjesë e dëmit që i kishin bërë shoqërisë.
Në një mesatare vjetore, rreth 300 mijë pacientë në të gjithë Kinën kanë nevojë për një transplant, por vetëm 10 mijë prej tyre janë në gjendje që të marrin organin jetëshpëtues.
Top Channel