Iran, refuzohen ministrat reformatorë

16/08/2013 17:05

Parlamenti i Iranit, i mbizotëruar nga konservatorët dhe radikalët
muslimanë, nuk pranoi tre nga 18 emërimet e kabinetit të prezantuar prej
presidentit Hassan Rouhani.

Tre ministrat e rrëzuar prej parlamentit ishin ai i sportit, edukimit dhe shkencës, të cilët i përkisnin kampit të reformatorëve.

Ata u kritikuan gjithashtu për faktin se ishin arsimuar në perëndim.

Ministri i Edukimit, Mohammed Ali Najafi dhe ai i shkencës, Jafar Milimonfared ishin akuzuar më parë edhe për pjesëmarrje në revoltat e vitit 2009, të adresuara kundër presidentit të atëhershëm në pushtet, Mahmoud Ahmadinejad.

Refuzimi i Parlamentit është prova e parë e pengesave të vështira që pritet të përballet Rouhani, në dëshirën e tij për të nxjerrë nga izolimi dhe reformuar vendin e tij.

Top Channel