Komandanti i misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë: Situata e sigurisë e brishtë, me potencial për tensione të reja në Veri Greqia do të privatizojë brenda disa muajsh të paktën 21 aeroporte periferike të vendit, të cilët sipas programit të reformave të kërkuara nga kreditorët e saj duhej tashmë të kishin kaluar në duart e investitorëve vendas apo të huaj.
Megjithatë, Athina zyrtare deklaron se procedura e privatizimit të tyre ndodhet në zhvillim e sipër. Shumica e këtyre aeroporteve do të jepen me kontrata shfrytëzimi për 30-35 vjet, me mundësi zgjatjeje të periudhës në rast interesi dhe vlerësohet se kjo do të përmirësojë imazhin dhe funksionimin e tyre.
Mediat e huaja kanë publikuar orët e fundit fotografi nga këto aeroporte të cilat nuk ofrojnë shërbimet e duhura dhe janë të pamjaftueshme për të përballuar fluksin e pasagjerëve. Në rastet e privatizimeve të plota investitorët janë të detyruar të kryejnë investime që do të kalojnë shifrën prej 220 milionë euro në tre vitet e ardhshme.
Aeroportet periferike të Greqisë që do të privatizohen janë të ndarë në dy grupe. Në të parin përfshihen midis të tjerash ai i Selanikut, i Korfuzit, i Haniasë në Kretë, i Zakinthos, i Kefaloniasë dhe i Kavalës, të cilët ofrojnë shërbime për më shumë se 9.3 milionë pasagjerë në vit. Kurse në grupin e dytë përfshihen aeroportet e ishujve të Egjeut si Rodos, Kos, Samos, Mitilini, Mikono, Santorini dhe Skiatho në të cilat kalojnë çdo vit më shumë se 8.3 milionë vizitorë.
Burime qeveritare deklarojnë se privatizimet e tyre duhet të kenë mbaruar brenda gjashtëmujorit të parë të 2014-s.
Deri tani mbi 11 grupe investuesish vendas dhe të huaj kanë shfaqur interesin e tyre. Bien në sy sipërmarrje të mëdha me eksperiencë në teknologji dhe në operimin e aeroporteve nga Gjermania, Franca, Zvicra, Turqia, Izraeli dhe Argjentina.
Top Channel