Gjenden trupat e dy marinarëve indianë
16/08/2013 00:00
Marina e Indisë ka arritur të gjejë dy trupa prej 18 marinarëve që ishin
brenda një nëndetëse e ndërtuar nga rusët që eksplodoi dhe u fundos në
portin e Mumbait.
Besohet se të gjithë marinarët që ishin në bordin e “INS Sinhurakshak” kanë vdekur gjatë incidentit të së martës që është përshkruar si humbja më e madhe në marinën indiane në katër dekada.
Nëndetsja ka qenë e armatosur me raketa, ndërsa hetimet janë duke vlerësuar nëse disa nga armatimet e nëndetëses janë detonuar.
Nëndetësja 16-vjeçare së fundi është kthyer në Indi pasi disa prej sistemeve të saj janë përmirësuar nga ekspertët rusë.
Top Channel