Zvicra hap “kutitë” e seksit

15/08/2013 18:50

Më 26 gusht, do të hapen të ashtuquajturat “kutite e seksit” në lagjen Altsteten të Zyrihut.

Jane disa dhoma prej druri, ku mund të qëndrojnë prostitutat. Prej hapjes së kutive të seksit nuk do të tolerohen me vajzat apo gratë gjysmë të zhveshura në trotuare që tërheqin klientet dhe u shërbejnë atyre në sy të publikut.

Kutite do të qendrojne të hapura prej ores 19.00 të mbremjës, deri në oren 5 të mëngjësit dhe do të vëzhgohen me kamera.

Të kënaqur prej kësaj zgjidhje janë banoret e zonës Sihlquai, të cilët për një kohë të gjatë janë përballur me prostitucionin.

Projekti, qe ndjek modelin e Utrehtit, Esenit dhe Kelnit, nga njera ane kerkon te permiresoje kushtet e punes se vajzave dhe nga ana tjeter te ule shqetesimet per banoret.

Në Zvicer, prostitucioni nuk eshte i paligjshem dhe vajzat qe vijne nga vendet e lindjes nuk mund te akuzohen per punen qe kryejne.

Vetem ne rast abuzimi, mund te nderhyjne forcat e rendit. Kostoja e Kutise se Seksit eshte 2.4 milione franga zviceriane e barabarte kjo me gati 2 milione euro.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA