Peshkaqenët terrorizojnë Hauain

15/08/2013 18:00

Një turiste gjermane është në gjendje kritike për jetën në një spital në
Hauai, pasi u kafshua nga një peshkaqen ndërsa notonte pranë bregut.

Vajza, në të 20-tat, ishte duke notuar në një distancë prej 30 metrash
nga bregu i plazhit të famshëm të Makenës, kur një peshkaqen i gllabëroi
njërin krah dhe i shkaktoi plagë të thella në njërën këmbë.

Ajo u
shpëtua në grahmat e fundit të jetës nga një turist kurajoz me kajak
dhe u dërgua në spital, ku pas plagëve dhe hemoragjisë së përjetuar, nuk
ka garanci nëse e reja do të mbijetojë.

“Dëgjuam disa të
bërtitura të rrënqethshme nga bregu. Ishte si diçka që nuk e kisha
dëgjuar kurrë më parë dhe që mund të ndodhë vetëm në ato rrethana
dramatike”, deklaroi një dëshmitar.


Plazhi i famshem ne te cilin u regjistrua sulmi

Ky
është sulmi i pestë i peshkaqenëve në të njëjtin plazh në Hauai dhe i
teti në zonë gjatë të gjithë verës, por shqetësues është fakti se
peshkaqenët, mbase të shtyrë nga pakësimi i ushqimit, po afrohen
gjithmonë e më pranë me bregun.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA