Përgjaket Egjipti, 525 viktima, reagon Obama

15/08/2013 00:00

Kajro ishte e qetë mengjesin e së enjtes, pas ofensivës së forcave të
sigurisë kunder islamikeve, përkrahesve të ish-presidentit egjiptian
Mohamed Mursi.

Te pakten 525 persona humben jeten gjate spastrimit të dy kampeve ku ata ishin vendosur.Në Egjipt u shpall gjendja e jashtezakonshme dhe u vendos ndalim qarkullimi në 11 provinca të vendit, përfshire edhe Kajron.  Megjithese pas ores 6 te mengjesit mund te levizej pa kufizim, shume pak makina qarkullonin në rruget e kryeqytetit te Egjiptit dhe ne uren mbi Nil. Mengjesin e së enjtes, makinat e grumbullimit te mbeturinave po mblidhnin cfare kishte mbetur nga kampet e protestes, në sheshin pranë xhamisë, Rabaa Al Adauija dhe sheshin Nahda.

Prej tre korrikut kur ushtria rrerzoi nga pushteti Mohamed Mursin,  protestuesit u mblodhen për të kërkuar rikthimin e tij. Vllazeria Myslimane” që përkrahu ngritjen e kampeve në dy zonat e kryeqytetit raportoi nje shifer me te larte te viktimave; jane te pakten 2000 te vrare.

Sipas Qeverise,- mes viktimave jane 43 oficere policie, ndersa 2 926 persona mbeten te plagosur.

Në një fjalim televiz, kryeministri egjiptian Hazem Beblaui mori ne mbrojtje spastrimet ne dy kampe, duke thene se autoritetet duhet te kthenin rendin dhe sigurine ne vend. Duke shprehur keqardhje per jete e humbur ai tha se gjendja e jashtezakonshme do te hiqet sa me shpejt te jete e mundur.Korrespondenti i BBC-se ne Lindjen e Mesme tha se Vllazeria Mysliamne do te vazhdoje protestat. Ata priten te pakten 80 vjet per t’u kthyer ne pushtet dhe besojne se pushteti iu rrembye në mënyre te padrejte.

Shefja e politikës së Jashtme në Bashkimin Europian, Kethrin Eshton dhe sekretari i Pergjithshem i Kombeve te Bashkuara kritikuan përdorimin e forcës. Kryeministri turk, Rexhep Taip Erdoan beri thirrje per nje takim urgjent te Keshillit te Sigurimit te OKB-se.

Tre gazetare humben jeten gjate trazirave te se merkures; kameraman i ‘Sky News’, Majk Dejn, gazetarja e ‘Gulf News’, Habiba Ahmed Abd Elaziz dhe Ahmed Abdel Gauad qe shkruante per gazeten ‘Al Akbar’. Muhamed Mursi presidenti i pare i zgjedhur ne menyre demokratike ne Egjipt mbahet i izoluar ne nje vend deri tani te panjohur dhe akuzohet per vrasjet gjate nje perplasje ne burg ne vitin 2011.

SHBA kundër gjendjes së jashtëzakonshme

Shtetet e Bashkuara kanë dënuar me forcë dhunën në Egjipt. Sekretari i Shtetit John Kerry është shprehur se Egjipti është përballë një momenti kritik dhe se dhuna dhe polarizimi i mëtejshëm politik nuk do të sjellin zgjidhje për problemet e Egjiptit:

“Ngjarjet e së mërkurës janë të dënueshme dhe bien ndesh me aspiratat e egjiptianëve për paqe, gjithëpërfshirje dhe demokraci të vërtetë. Egjiptianët brenda dhe jashtë qeverisë duhet të tërhiqen pak, të lejojnë qetësimin e situatës dhe të shmangin humbje të mëtejshme jete”, u shpreh zyrtari i lartë amerikan.

Zoti Kerry dhe më parë Shtëpia e Bardhë thanë se Shtetet e Bashkuara janë kundër vendosjes së gjendjes së jashtëzakonshme, duke thënë se ky status duhet hequr sa më parë që të jetë e mundur. Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje qeverisë së përkohëshme të respektojë të drejtat e njeriut, përfshirë lirinë e grumbullimit dhe procesit të rregullt gjyqësor.

“Ky është një moment kritik për egjiptianët. Rruga e dhunës çon vetëm drejt destabilitetit më të thellë, shkatërrimit ekonomik dhe vuajtjeve të mëtejshme. E vetmja rrugë e përshtatshme për secilën palë është rruga drejt zgjidhjes politike”, u shpreh ai.

Presidenti Obama ballafaqohet tani me dilema të reja në përgjigje të situatës në Egjipt dhe ndaj rrëzimit në korrik të ish-presidentit Mohamed Morsi.

Deri tani administrata nuk ka dalë me një përfundim ligjor nëse rrëzimi i Morsit ishte grusht shteti, gjë që do të rezultonte në pezullimin e ndihmave ekonomike dhe ushtarake me vlerë 1.5 miliardë dollarë.

Presidenti Obama po informohet rregullisht lidhur me gjendjen në Egjipt nga Këshilltarja për Sigurinë Kombëtare Susan Rice dhe ekipi i tij i sigurisë kombëtare, ndërkohë që vazhdon pushimet me familjen në ishullin Martha’s Vineyard pranë Bostonit.

Egjipti, Obama: Ndal gjakderdhjes

Presidentii Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, dënoi dhunën që ka përfshirë Egjiptin, ndërsa lajmëroi për anullimin e një stërvitje të përbashkët ushtarake që ishte programuar për t’u zhvilluar muajin e ardhshëm midis dy shteteve.

Në deklaratën e tij, Obama theksoi se dhuna nuk është një mënyrë për të zgjidhur mosdakordësitë politike.

Komenti i Obamës erdhi një ditë pasi forcat e sigurisë shpërndanë me dhunë tendat që mbështetësit e Vëllazërisë Muslimane kishin ngritur në Kajro, duke vrarë më shumë se 500 persona.

Vëllazëria Muslimane është hedhur në protestë prej disa javësh, për grushtin e shtetit që ushtria realizoi në muajin korrik, kur presidenti i zgjedhur me votë, Mohammed Morsi, u detyrua të largohej nga pushteti.

Në atë episod, ushtria ndërhyri për të qetësuar vendin e përfshirë në protesta kundër pushtetit të tij, duke vendosur krijimi e një qeverie të përkohshme, që do të përgatisë zgjedhjet e ardhshme në vendin e Afrikës Veriore me 84 milionë banorë.

Deklarata e Obames erdhi ndersa presidenti eshte shkeputur, ne nje jave pushimesh, te cilat vazhdojne te jene te mbushura me shume pune per shefin e Shtepise se Bardhe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA