Irak,Kryeministri: Goditje militantëve
15/08/2013 00:00
Kryeministri i Irakut, Nuri al-Maliki, është zotuar se forcat e sigurisë
do të vazhdojnë të godasin militantët, në përpjekje për të ndaluar
sulmet vdekjeprurëse që kanë torturuar vendin.
Zyra e Malikit ka njoftuar se mbi 800 militantë të dyshuar janë arrestuar dhe dhjetëra të tjerë janë vrarë në operacione të ndryshme.
Megjithatë, ajo nuk ka dhënë detaje se ku apo kur kanë ndodhur operacionet.
Deklarata vjen pas vrasjes së 14 personave të mërkurën, nga shpërthimi i bombave në qytetin Bakuba.
Iraku, sivjet, ka përjetuar gjakderdhjen më të keqe në disa vitet e fundit.
Top Channel