Serbia i fton serbët e Kosovës të marrin pjesë në zgjedhje, por komunat i quan me status neutral.

Presidenti Tomisllav Nikollic, pas një takimi me serbët e veriut ka thënë se nuk duhet të presin mbështetje nga Beogradi për bojkotimin e zgjedhjeve.Pas disa orës në presidencën e Serbisë ku krerët e veriut janë takuar me krerët e shtetit, këshilltari i presidentit, Marko Gjuric ka theksuar se Serbia nuk do të lejojë simbolet e Kosovës në fletëvotime.

“Këto zgjedhje janë neutrale ndaj statusit pasi këtë e ka garantuar marrëveshja dhe ne i bëjmë thirrje serbëve të marrin pjesë në to. Kjo është mënyra më e mirë për të luftuar për interesat tona dhe shteti do të qëndroj në mbështetje të serbëve në Kosovë”, tha Gjuriç.

Ndërkaq serbët e Kosovës nuk kanë marrë një vendim për të marrë pjesë ose jo në këto zgjedhje.
 
“Ne së shpejti do të sjellim një vendim, por për këtë duhet të kemi pajtimin e pjesës më të madhe të serbëve të Kosovës”, tha Millan Ivanovic,nga Këshilli Kombëtar serb.

Serbia është duke tentuar të motivojë serbët që të dalin në një listë të përbashkët në zgjedhje, ndërsa zyrtarët e shtetit janë ankuar se Kosova nuk dëshiron që serbët të marrin pjesë në zgjedhe.
 

Top Channel