Tiranë, 52-vjeçari qëllon partneren

14/08/2013 17:45

Tirana është tronditur të mërkurën nga një tjetër akt dhune ndaj gruas, që mendohet se ka patur si motiv xhelozinë.

Një 52-vjeçar nga Tetova ka qëlluar me armë partneren e tij dhe më pas veten, duke i dhënë fund jetës. Burime policore zyrtare bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në dhomën e një hoteli të kryeqytetit.

Nga dëshmitë e mbledhura, policia ka zbuluar se fillimisht çifti është ulur në barin e brendshëm të hotelit, ku dhe ka pasur një debat të fortë.

Më pas cifti ka porositur një dhomë dhe teksa ngjiteshin kanë vazhduar grindjen, që ka tërhequr vëmendjen e klientëve të tjerë.

Me të mbërritur në dhomë, në sherr e sipër Agim Emini ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar 21-vjeçaren me iniciale A.S, nga Çorovoda dhe më pas veten.

Për fat të mirë vajza ka mbijetuar dhe aktualisht ndodhet në Spitalin Ushtarak. Pritet që kur gjendja e saj të përmirësohet agjentët e policisë ta marrin në pyetje për të zbardhur shkaqet e vërteta të krimit.

Top Channel