
Manjati serb, Mirosllav Mishkovic, është paraqitur në gjyq për herë të
parë, por, përkundër pritjeve që të dëgjohej për herë të parë, procesi
është shtyrë për shkak se disa prej avokatëve nuk kanë marrë njoftimin
për paraqitje në gjyq.
Ky është interesimi më i madh për një proces lidhur me korrupsionin në Serbi, ndërkaq pre një muaji Mishkovic mbrohet në liri pasi mbrojtja i ka paguar shtetit garanci prej 12 milionë eurosh, e që është shuma më e madhe në historinë e drejtësisë serbe.
Biznesmeni dhe njëri prej njerëzve më të pasur në Ballkan është i detyruar të mos largohet nga Beogradi, ndërsa një herë në muaj duhet të paraqitet në polici, pas shtatë muajsh paraburgim. Mishkovic, i cili së bashku më të birin dhe bashkëpunëtorët dyshohet se në një tender anë dëmtuar buxhetin e shtetit në vlerë prej 30 milionë eurosh, ka refuzuar të komentoj gjyqin për mediat, ndërsa trupi gjykues ka vendosur që procesi të shtyhet për muajin tetor.
Top Channel