SHBA, burgoset ish-kongresmeni amerikan

14/08/2013 20:00

Ish-kongresmeni amerikan, Jesse Jackson Jr. u dënua me 30 muaj burgim, pasi rezultoi fajtor për keqpërdorim të fondeve të fushatës.

48-vjeçari pranoi akuzat e ngritura në shkurt, për mashtrim me një shumë prej 750 mijë dollarësh.

Kjo shumë ishte devijuar nga fondet e fushatës, për t’u përdorur në blerjen e një ore të shtrenjtë floriri, katër palltove dhe sendeve të tjera personale.

Gruaja e demokratit nga Ilinoisi, Sandra Jackson, u dënua gjithashtu më një vit heqje lirie, për falsifikim të faturave të taksave.

48-vjeçari i turpëruar, dikur konsiderohej si një kandidat potencial për president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Prokuroria kishte kërkuar një dënim prej katër vitesh heqje lirie për kongresmenin.

Top Channel