Serbët e veriut të Kosovës takim me Daçiç
14/08/2013 00:00
Të ashtuquajturit përfaqësueses të serbëve të pjesës veriore të Kosovës
do të priten të mërkurën në Beograd nga kryeministri i Serbisë, Ivica
Daçiç dhe zëvendëskryeministri, Aleksandar Vuçiç.
Siç raportojnë mediat serbe, te cilave u referohet RTK, në delegacionin e serbëve të pjesës veriore të Kosovës do të jenë përfaqësues nga Zubin Potoku, Leposaviçi, Zveçani dhe Mitrovica.
Konsiderohet se njëra nga çështjet, që mund të gjendet në axhendën e takimit, mund të jetë edhe ajo e zgjedhjeve lokale në Kosovë, më 3 nëntor.
Top Channel