“Samsung”-u paditet për skllavëri

14/08/2013 17:30

Prokuroria braziliane ka nisur një hetim ndaj gjigantëve elektronikë koreanojugorë të “Samsung”-ut, mbi dyshimet se nuk ka respektuar detyrimet e parashikuara me ligj dhe se ka shfrytëzuar punën skllavëruese, në një impiant të ndodhur në Amazonë.

Prokurorët kanë marrë në dorë çështjen pas ankesës së punëtorëve për shfrytëzimin e tyre në turne të gjata, pa pushim dhe me një pagë minimale.

Sipas një të punësuari në filialin e qytetit Manaus, një punëtor paketon deri në 3 mijë telefona në ditë, një punë që ai e konsideroi sfilitëse.

Në një deklaratë, “Samsung”-u theksoi se do të përgjigjet në mënyrë ligjore, sapo njoftimi për paditjen t’i mbërrijë zyrtarisht.

Kompania shumëkombëshe ka një prej linjave më të mëdha të bashkimit të pjesëve në Brazil, me një forcë të përgjithshme pune prej 6 mijë punëtorësh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA