
Për Shtetet e Bashkuara të Amerikës siguria publike në Shqipëri dhe
lufta kundër krimit e trafiqeve ilegale mbeten prioritete që tërheqin
vëmendjen maksimale.
Këtë mesazh ambasadori amerikan Aleksander Arvizu ia percolli të mërkuren njeriut që është propozuar të drejtoje në Qeverine e re, Ministrinë e Brendshme, zotit Saimir Tahiri.
Ambasadori amerikan, i shoqeruar nga nje ekip drejtuesish te larte te Ambasades Amerikane, bisedoi per me shume se 80 minuta me zotin Tahiri ne seline e Partise Socialiste per çeshtje qe lidhen ngushtesisht me rendin publik, luften kunder krimit dhe trafiqeve ilegale.Ambasadori Arvizu pohoi pas takimit se pritshmerite per qeverine e re jane te larta dhe ne betejën per rend e siguri, kabineti i Edi Rames do te kete mbeshtetjen e vazhdueshme te SHBA-ve.
“Ne po vazhdojmë të kemi konsultime me njerëzit që do të jenë pjesë e Qeverisë. Natyrisht që Ministria e Brendshme është një aktor kyç. Siç e shihni kemi një staf shumë të madh të Ambasadës këtu. Ne folëm për përparësitë programatike, në përpjekje për të përforcuar sukseset që janë arritur, por gjithashtu Qeveria e re ka një mandat të fortë, të mbështetur masivisht nga populli. Ka disa pritshmëri në fushën e reformave. Ne duam të jemi plotësisht mbështetës për axhendën e integrimit europian të Shqipërisë. Ka disa aspekte strategjike por edhe çështje operacionale të ditës. Natyrisht varet nga Qeveria e re, ata janë të ngarkuar, ne jemi këtu për të qenë një partnere shumë bashkëpunues. Kjo është ajo që po bëjmë, po këshillojmë”, tha Arvizu.
I pyetur nga Top Channel nese eshte folur per çeshtje specifike qe lidhen me trafiqet ilegale apo me aspekte te rendit publik, te evidentuara edhe ne raportet e Departamentit te Shtetit, zoti Arvizu dha kete pergjigje: “Kemi biseduar për disa çështje specifike, sepse natyrisht në cdo demokraci ka disa çështje që prekin qytetarët, siç janë nivelet e krimit, korrupsioni. Kemi biseduar për mënyra se si mund të shkëmbejmë eksperiencat dhe ajo që është më e efektshme është parandalimi i krimit. Krimi është një cështje shumë e vështirë. Ne ndeshemi me të, gjatë gjithë kohës në Shtetet e Bashkuara. Nuk ka një formulë magjike, por gjëja më e rëndësishme është që zoti Tahiri dhe Qeveria e re ta kuptojnë që kjo është një cështje që shqetëson qytetarët shqiptarë, është një cështje për ne, sepse ne duam ta ndihmojmë Qeverinë dhe qytetarët shqiptarë në axhendën e integrimin europian. Pra, për këtë jemi këtu, për të ndihmuar.”
Top Channel