Oprah Winfrey: Keqardhje për bujën e incidentit

14/08/2013 00:40

Oprah Winfrey ka deklaruar se i vjen keq për stuhinë mediatike, që nisi pasi rrëfeu se kishte qenë viktimë e racizmit në një “boutique” luksoz zvicerian.

Zbulimi i Winfrey-t në “Entertainment Tonight”, të javës së kaluar, çoi në kërkimin e dyqanit luksoz, të identifikuar si “Trois Pommes” në Zyrih, ndërsa stafi i tij u kap në befasi nga interesimi i medias.

Menaxheri i atij “boutique”, Trudie Goetz, tha për CNN se i gjithë incidenti ka qenë “200% keqkuptim” dhe nuk ka të bëjë aspak me racizmin.

Duke folur në Los Angeles, në premierën e “The Butler” të Lee Daniels, gjatë së hënës, Winfrey tha se situata i tejkaloi përmasat.

“Mendoj se incidenti në Zvicër ishte thjesht një incident atje. Më vjen vërtet keq, mori dhenë në këtë mënyrë, – tha ajo. – Unë qëllimisht nuk e përmenda emrin e dyqanit. Më vjen keq edhe që deklarova se ishte në Zvicër. Iu referova atij incidenti thjesht si një shembull i të qënit në një vend, ku njerëzit nuk parashikojnë të të gjejnë aty”.

Në “Entertainment Tonight”, Winfrey rrëfeu se si ajo kishte pyetur për të parë një çantë dore 38 mijë dollarëshe, por asistenti i dyqanit refuzoi t’ia tregonte, për shkak se ajo ishte “shumë e shtrenjtë”.

Winfrey shpjegoi të hënën se për të, racizmi nuk është i dukshëm zakonisht. “Askush nuk mund të vijë dhe të më thërrasë ‘Negro’ ballë për ballë, për sa kohë që nuk kemi të bëjmë me ndonjë rrugaç në Twitter apo Facebook”, tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA