Të shtëna armësh zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e të martës në afërsi të
stacionit policor në veri të Mitrovicës, por nuk ka pasur të lënduar.

Sipas burimeve të RTK-së, në veri të qytetit të Mitrovicës, një person ka qëlluar me armë në drejtim të një personi tjetër me inicialet M. K., por për fat të mirë, viktima ka mbetur pa u lënduar.

“Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka gjetur gëzhoja të kalibrit 9mm, por autorët e këtyre të shtënave nuk janë identifikuar”, kanë thënë burimet.

Top Channel