Luftë në Kajro, 43 viktima

14/08/2013 00:00

Të paktën 43 persona humbën jetën, mes te cileve edhe dy pjesetare te
forcave te sigurise, gjatë operacionit për të spastruar dy zonat, ku
ndodhen kampet e mbështetësve te ish-presidentit Mohamed Mursi. Në
tarracat e ndertesave ishin vendosur ushtarë, sic raportojnë mediat
ndërkombëtare, që vunë në shenjestër sheshin.

Një gazetar i agjensisë ‘France Press’ raportoi për 43 viktima, pas numerimit te trupave te pajetë, në një morg të improvizuar në sheshin prane xhamise Rabaa al Adauija, i bllokuar fill pas rrëzimit të ish-presidentit.

Televizioni Al Xhazira raportoi për 120 te vrare, përfaqesuesit e “Vllazerise Myslimane” thonë se janë 250 persona të vrarë, ndersa Ministria e Shendetesise Egjiptiane hodhi poshte keto balance, duke folur për 6 viktima dhe 26 të plagosur. Ministria e Brendshme Egjiptiane kundershtoi se vdekjet mund te jene shkaktuar nga arme zjarri.

Autoritetet thane se sheshi prane xhamise dhe sheshi ‘Nahda’, jane spastruar nga protestuesit. Forcat e sigurise arrestuan 150 persona te armatosur, mes te cileve edhe disa udheheqes te “Vllazerise Myslimane”, identetitet e te cileve nuk u bene publike.

Përkrahësit e Mursit nuk kanë ndalur për asnjë ditë, përgjatë 6 javeve protesten e tyre. Qeveria, për të shmangur protesta të tjera në qytete të tjerë egjiptiane, pezulloi trafikun hekurudhor nga Kajro apo drejt kryeqytetit egjiptian. Në Aleksandri, dhjetera njerez zbriten ne shesh, duke bllokuar qendren.“Vllazeria Myslimane” i drejtoi nje thirrje popullit për të zbritur në rrugë kundër kesaj masakre.

Mohamed Mursi, presidenti i pare i Egjiptit i zgjedhur ne menyre demokratike u rrezua dhe arrestua ne fillim te muajit korrik nga ushtria, e cila pas nje faze tranzicioni kërkon zgjedhje të reja. Prej kohës se rrezimit te Mursit, te pakten 300 persona kane humbur jeten.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA