Edhe koreanët duan telefonin inteligjent. Nuk po flasim për Jugun, atdheun e kolosëve të teknologjisë si “Samsung” apo “LG”, por për Veriun.
Vendi komunist është aq i mbyllur saqë nuk ka një shërbim privat për telefoninë e lëvizshme dhe që prapashtesa “.kp” shfaqet vetëm për pak site, të gjithë që u drejtohen të huajve. Por tani duket se regjimi i Penianit ka ndërmend të ndryshojë.
Agjencia qeveritare e shtypit, “KCNA”, ka informuar mbarë botën se lideri Kim Jong-Un ka vizituar një fabrikë të quajtur “May 11” në Penian për t’u njohur posaçërisht për t’u njohur me “Arirang”, ose smartphone-i i parë koreano-verior.
Ende nuk dihen detajet e këtij aparati, fryt i një “entuziazmi politik”, përveç se do të ketë aplikacione në stil korean, që ofrojnë leverdinë më të mirë për abonentët, duke garantuar në të njëjtën kohë sigurinë maksimale.
Top Channel